Beta

Aktivitetet

Grupet e diasporës për avokim (GDA)

Diaspora gjithmonë ka qenë një faktor i rëndësishëm për të  mbledhur përkrahje ndërkombëtare për Kosovën si dhe duke investuar për përmirësimin e shoqërisë kosovare. Megjithatë, fatkeqësisht, nuk ka pasur kurrë një organ formal përfaqësues për të lehtësuar marrëdhënien ndërmjet organizatave të diasporës dhe institucioneve qendrore të Kosovës. Për të trajtuar këtë zbraztirë, nisma jonë përfshin krijimin e Grupit të diasporës për avokim (GDA).

GDA do të jetë forum joformal që mbledh bashkë organizatat e komunitetit të diasporës, përfaqësuesit, dhe personat e interesuar. I përbërë nga rreth 30 persona, ky forum do të jetë një hapësirë ku entitetet e diasporës mund të drejtojnë qëndrimet, shqetësimet, idetë dhe zgjidhjet e tyre. Detyra e tij kryesore do të jetë të avokojë për të drejta shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë. Për ta bërë këtë, GDA së pari do të identifikojë si shqetësimet më të ngutshme në diasporë ashtu edhe potencialin më të lartë që mund të arrijë përfshirja e diasporës në shoqërinë e Kosovës. Pas diskutimit të nevojave dhe potencialeve të diasporës, GDA do të bashkëpunojë me institucionet publike të Kosovës për të përparuar përfshirjen e diasporës në qeverinë e Kosovës.

Mes tjerash, GDA do të synojë të fitojë qasje fizike si vëzhgues në Komisionet e Kuvendit të Kosovës. Roli i tij kryesor do të jetë t’i trajtojë çështjet e diasporës në përgjithësi dhe t’i këshillojë, në veçanti, entitetet e caktuara të Qeverisë për nevojat dhe potencialet e diasporës.

–        Fushata për avokim për përfaqësimin joformal të diasporës në Kuvend të Kosovës

Për të siguruar përfaqësimin e tij në Komisionet e Kuvendit të Kosovës, GDA do të organizojë një fushatë avokimi. Saktësisht, kjo fushatë do të përqendrohet në ngritjen e vetëdijes për të drejtat e diasporës për të pasur përfaqësim në Kuvend të Kosovës, si dhe potencialin që ky përfaqësim ka për të përmirësuar legjislacionin e Kosovës. Fushata do të përdorë mediat, mediat sociale dhe kanalet tjera virtuale për të arritur te një numër më i madh i njerëzve.

–        Platforma për të Drejtat Shoqërore dhe Politike të Diasporës

Për të mbledhur bashkë anëtarët e diasporës dhe për të lehtësuar bashkëpunimin e tyre, Germin-i do të krijojë një hartë interaktive që ua mundëson entiteteve të diasporës të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin si dhe për t’u bazuar në punën e njëri-tjetrit. Mes të tjerash, GDA mund të përdorë këtë platformë për të identifikuar palët kryesore që mund të avokojnë për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.

–        Çdo dy muaj Google Hangouts me Grupet e diasporës për avokim

Momenti dhe konsistenca janë dy elemente të rëndësishme të çdo nismeje avokuese. Për këtë arsye, GDA do të organizojë takime virtuale çdo dy muaj. Këto takime do të shërbejnë si kontroll (check-in), që ua mundësojnë anëtarëve të GDA të diskutojnë punën e tyre, festojnë sukseset e tyre, si dhe të ndërmarrin veprime për t’i tejkaluar sfidat e tyre. Këto Hangouts gjithashtu do t’ua mundësojnë anëtarëve të GDA-së t’i kërkojnë llogari njëri-tjetrit për zotimet e tyre, si dhe të ruajnë momentin e tyre fillestar.