DiasporaFlet n’Llozanë

Germin udhëton drejt #Llozanës, Zvicrës, për të diskutuar rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.

Cili është qëllimi i takimit?

Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur zhvillimin e potencialit për bashkpunimë, organizata Germin ka filluar nismën: Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD) – www.diasporaflet.org 

Për të mësuar më shumë rreth nisëm DSDD, ju ftojmë në një koktej rasti ku do të kemi edhe një mikrofon të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e Germin-it do të flasin shkurt për qëllimin e iniciativës DSDD, platformën Diasporaflet.org dhe si ju mund te bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa individve/organizatave dhe bizneseve shqiptare në Llozanë, të cilët do të flasin për potencialin e madhë të mërgatës.

Ju mirëpresim, të premten, më 22 shtator nga ora 19:00, në Llozanë. 

(Lokacioni: Universiteti i Llozanës, Ndërtesa Anthropole, salla 2055).

Për të arritur tek vendi, ju që udhëtoni me metro duhet të ndaleni tek ndërtesa Chamberonne. Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email germinks@gmail.com ose këtu në Facebook.

Shihemi në Llozanë.