NJOFTIM: DiasporaFlet – Gjermani

Germin gjatë muajit shtator do të udhëtojë në Gjermani, për qëllim ka takimin me mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Köln, Düsseldorf, Stuttgart dhe Frankfurt. 

Qëllimi i takimit është të diskutojmë rreth të drejtave politike dhe sociale të diasporës, si dhe të flasim për potencialin e diasporës sonë. Për këtë, do të kemi një OpenMic (mikrofon të hapur), ku do të prezantohet puna e disa  prej organizatave, individëve dhe bizneseve që veprojnë atje. Këto takime shpresojmë të jenë frytëdhënëse drejtë organizimit të ideve sa i përket ngritjes së vetëdijes për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.

Të gjithë ju që jeni të interesuar, që të jeni pjesë e diskutimit dhe takimit me ekipin tonë, ju lutemi të na shkruani në faqen tonë në Facebook ose në info@germin.org.

Po ashtu, jemi në përgatitjet logjistike, çdo ndihmë nga ana  juaj është mëse e mirëpritur. Ju faleminderit!