Procedurat për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar nga15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.

Gjatë kësaj periudhe, keni mundësi të aplikoni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.

Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë.

PROCEDURAT PËR TË VOTUAR:

  1. Shkarkojeni formularin për regjistrim nga jashtë në http://www.kqz-ks.org/ .
  2. Pasi ta plotësoni dhe nënshkruani, mund ta dërgoni atë përmes: a)postës në adresën e KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi përmes postës, Posta 6, kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).

b)Përmes emailit zyrtar (ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org) – formulari duhet të skenohet.

c)Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.

Formulari juaj duhet të mbërrijë deri më 22 maj 2017.

  1. Së bashku me formularin, ju duhet t’i bashkangjitni fotokopjen e dokumentit të identifikimit ID (Letërnjoftim, Pasaporta, patentë shoferi, Certifikata e lindjes, të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut.

SHËNIM: Nëse jeni regjistruar më parë për të votuar përmes postës në zgjedhjet e fundit, ose jeni të regjistruar në Regjistrin Qendror Civil, si shtetas i Republikës së Kosovës, Ju keni dëshmuar kriteret e zotësisë juridike për tu përfshirë në Listën e Votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare 2017.

KRITERET PËR TË VOTUAR:

  1. Duhet të aplikoni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, në mënyrë që të përfshiheni në Listën e Votuesve jashtë Kosovës.
  2. Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 11 qershor 2017. Për të dëshmuar moshën tuaj, dërgoni fotokopjen e një dokumenti zyrtar në të cilin tregohet data e lindjes suaj.
  3. Nëse nuk jeni në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës ju duhet:
  4. Të dëshmoni vendbanimin tuaj në Kosovë më 1 janar 1998, fotokopja e një dokumenti zyrtar të lëshuar në Kosovë për një periudhë të pandërprerë prej së paku pesë (5) vjetësh para datës 10 qershor 1999.
  5. Nëse jeni larguar nga Kosova para datës 1 janar 1998 dhe nëse ju kanë njohur zyrtarisht si refugjat më 1 janar 1995 ose pas kësaj date, ju liroheni nga kërkesa e vendbanimit e datës 1 janar 1998. Kur të aplikoni, luteni të dërgoni dëshmi për statusin tuaj.

DHE

  1. Të mund ta dëshmoni cilindo nga kriteret vijuese:

a)Dërgoni fotokopjen e një dokumenti zyrtar në të cilin tregohet se jeni lindur në Kosovë para 1 janarit 1998 dhe dokumentet që janë lëshuar nga Republika e Kosovës, me të cilat dëshmohet se keni lindur në Kosovë.

  1. b) Nëse njëri ose të dy prindërit tuaj janë lindur në Kosovë, ju mund të keni zotësi juridike për të votuar. Për të dëshmuar zotësinë tuaj juridike, luteni të dërgoni fotokopjen e dokumentit zyrtar me të cilin dëshmohet se prindi juaj ka lindur në Kosovë.
  2. c) Të keni jetuar në Kosovë për një periudhë të pandërprerë prej së paku pesë (5) vite radhazi.
  3. d) Nëse jeni detyruar të largoheni nga Kosova, mund të keni zotësi juridike të regjistroheni për të votuar. Kur të aplikoni, luteni që të paraqitni dëshmi se jeni detyruar të largoheni nga Kosova.

PAS REGJISTRIMIT:

  1. Nëse jeni regjistrimi juaj është pranuar, ju do të radhiteni në listën  përfundimtare  të votuesve.
  2. Një pako e individualizuar, përfshirë formularin  për aplikim, do t’ju dërgohet përmes postës. Plotësoni dhe nënshkruani Formularin  për Aplikim, fotokopjoni  dokumentet e kërkuara, bashkangjitni fotokopjet, dhe dërgoni aplikacionin e nënshkruar dhe fotokopje në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës – Posta 6, kutia postare 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës