Beta

Aktivitetet

Publikimet

1) Diskutime ndërkombëtare për shkëmbim të ideve

2.1. Për të zbatuar projektet që vërtet trajtojnë nevojat e diasporës shqiptare, ne do të përdorim dizajnin me qendër njeriun ku së pari kërkojmë të kuptojmë natyrën e nevojave. Si i tillë, projekti aktual përfshin gjashtë diskutime ndërkombëtare për shkëmbim të ideve që do të përfshijnë anëtarët e diasporës dhe do të ofrojnë njohuri themelore për Germin-in. Për të arritur tek anëtarët e diasporës që në fillim, puna jonë e njeh rëndësinë e zërit të tyre dhe sjell besim.

Faktikisht, për t’u siguruar që të dhënat që përdoren për informim për projektet tona janë të besuara dhe bindëse, ne kemi vendosur të përdorim anketat si element kyç të kësaj nismeje për shkëmbim të ideve. Natyra fleksibile e anketave është e dobishme në rast përpjekjesh për të arritur një numër të madh njerëzish. Kjo është e rëndësisë thelbësore për Germin-in, duke parë që sa më shumë anëtarë të diasporës që përfshijmë në këtë proces të shkëmbimit të ideve, më të sakta do të jenë  të dhënat tona. Në fakt, ne planifikojmë të ndërmarrim gjashtë anketa të ndryshme, secila prej të cilave do të përqendrohet në një çështje të caktuar. Këto anketa të synuara do t’na mundësojnë të kemi një kuptim më të thellë për nevojat më dominuese të diasporës.

Përpilimi i anketës

Duke parë që thjeshtësia e bën më të lehtë punën me një audiencë më të gjërë, anketat tona do të përmbajnë pyetje me disa alternativa dhe me shkallën e Likert-it. Për shembull, pyetjet do të përfshijnë:

–        Sa ka gjasa që ju të angazhoheni në një qendër kulturore shqiptare?

–        Sa shpesh do të donit të përfshiheni me nisma në Kosovë?

Këto pyetje kuptohen lehtë dhe iu ofrojnë pjesëmarrësve në anketë me një sërë mundësish.

Kryerja e anketës

Gjatë përpilimit të anketës, ne do të përdorim një softuer për anketa (d.m.th. Survey Monkey) për të kryer anketën. Një softuer i tillë na lejon të shpërndajmë anketën si përmes postës elektronike (e-mail) edhe në media sociale, duke na siguruar kështu që të arrijmë te më shumë njerëz përmes kanaleve të ndryshme. Gjithashtu, përdorimi i këtij lloji të softuerit na siguron që të gjitha të dhënat tona grumbullohen së bashku dhe mund të analizohen tërësisht. Është e rëndësishme që anketat me shkallë të Likert-it pasojnë në të dhëna që mund të maten lehtë dhe të ofrojnë një pasqyrë të qartë të nevojave më mbizotëruese.

Rezultatet e anketës

Dizajni i thjeshtë i anketës sonë do të kontribojë në analizën e hollësishme të të dhënave dhe përpilimin e raporteve të vlerësimit. Pas mbledhjes së të dhënave nga gjashtë anketat e ndryshme, secila e përqendruar në një temë, ekipi i Germin-it do të kryejë analizën e të dhënave. Mes tjerash, analiza e të dhënave do të përfshijë temat kryesore që dalin nga përgjigjet, duke theksuar nevojat më të ngutshme të anëtarëve të diasporës në shtete të ndryshme dhe duke përcaktuar çfarë duhet të bëhet që të trajtohen ato nevoja. Kjo analizë do të përgatitet në një raport vlerësimi që do të përdoret për të shpërndarë të dhënat dhe për të udhëhequr projektet tona të ardhshme.

Doracaku i diasporës për avokim

Toolkit për avokim i diasporës është një dokument gjithëpërfshirës që do të ofrojë udhëzime për entitetet formale dhe joformale që duan të avokojnë për të drejtat e tyre në Kosovë. Informatat kryesore të përfshira në toolkit do të fuqizojnë aktivitetet avokuese që synojnë të sigurojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë. Për të filluar, ky Toolkit do të përkufizojë avokimin siç përdoret nga Germin-I si dhe të përcaktojë qasjet e parapëlqyera të përdorura për të arritur qëllimet tona.

Përmbajtja

Për ta bërë Toolkit-in sa më të qasshëm që është e mundur, përmbajtja do të ndahet në pjesë.

–    Pjesa 1 do të shpjegojë nevojën për një fushatë avokuese dhe si kjo fushatë përputhet me misionet e Germin-it. Për të vendosur përpjekjet tona avokuese në kontekst, kjo pjesë do të theksojë të drejtat shoqërore dhe politike të cilat anëtarët e diasporës tashmë i gëzojnë në Kosovë si dhe ato për të cilat ata duhet të avokojnë.

–     Pjesa 2, e titulluar Planifikimi i avokimit, do të përkufizojë synimin e fushatës avokuese të Germin-it dhe qasjet kryesore të përdorura për ta kryer këtë fushatë. Mes tjerash, kjo pjesë do ta përkufizojë çështjen, do t’i identifikojë akterët kryesorë, do të theksojë pyetjet kryesore të politikave, dhe do ta përpilojë një listë të burimeve të nevojshme për këtë fushatë.

–     Pjesa 3 do të përqendrohet në praktikat më të mira për avokim. Kjo pjesë do t’u ofrojë përdoruesve një varg të shumëllojshëm të metodave dhe aktiviteteve avokuese, duke siguruar kështu që fushata jonë për të drejtat e diasporës trajton çështje të ndryshme.

Dizajni

Toolkit-i do të ofrohet si në formën e shtypur (fizike) edhe në atë online (në internet). Varianti online do të jetë në formën e një faqeje interaktive të internetit. Faqja e internetit do të përfshijë pjesë të ndryshme dhe një vend për kërkim për t’i ndihmuar përdoruesit të bëjnë kërkime në toolkit.

Analizat e shkurtëra të politikave të lidhura me diasporën

Analizat e shkurtëra të politikave përmbledhin dëshmi të ndërlidhura me një politikë të rëndësishme ose çështje praktike. E shkruar në një gjuhë të thjeshtë, analizat synojnë të përfshijnë një audiencë që nuk janë ekspertë në fushata avokuese dhe të ngritjes së vetëdijes. Për këtë qëllim, DSDD do t’i punojë analizat e shkurtëra për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.

Analizat e shkurtëra të politikave të lidhura me diasporën do të përgatiten nga ekspertë tematikë/të fushës. Çështjet e diskutuara në çdo analizë të shkurtër të politikave do të përcaktohen bazuar në të dhënat e mbledhura përmes seancave ndërkombëtare të shkëmbimit të ideve, Google Hangouts dhe diskutimeve në grupe të fokusit me anëtarë të diasporës. Katër çështjet kryesore që ngrihen në këto diskutime pastaj do të shtjellohen më tej përmes një analize të dokumenteve tashmë të publikuara.

Ky proces do të sigurojë që analizat e shkurtëra të politikave janë të shqyrtuara sipas kontekstit dhe mund të bëhen mjete të dobishme avokimi. Përfundimisht, këto analiza të shkurtëra të politikave do të:

–        Përshkruajnë natyrën e çështjes

–        Identifikojnë – akterët kryesor të përfshirë në politika dhe praktika të ndërlidhura me çështjen në fjalë

–        Sugjerojnë praktikat më të mira për të trajtuar problemin

–        Paraqesin ndikimin më të mundshëm të këtyre praktikave

–        Theksojnë pengesat dhe lehtësuesit e mundshëm për zbatimin e ndryshimeve të rekomanduara

Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës

Më 30 mars 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës ka mbajtur takimin virtual me temën Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës.

 

Download

Vota e Diasporës

Më 17 maj 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (http://www.diasporaflet.org/) ka mbajtur takimin virtual (Google Hangout) me temën Vota e Diasporës.

 

Download

Sigurimi Kufitar për mërgimtarët: Pse?

Më 30 qershor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual me temën Sigurimi kufitar për mërgimtarët: Pse?

Download

Projektligji për Diasporën: Çfarë sjellë?

Më 14 tetor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual me temën Projektligji i Diasporës: Çfarë sjellë?

Download

Rekomandime nga mërgata për Projektligjin e Diasporës

Download