Shkolla verore për demokraci dhe zhvillim – mundësi edhe për studentët nga diaspora

Kolegji AAB ka hapur aplikimin për projektin e radhës ndërkombëtar Shkollën Verore 2017 për Demoraci dhe Zhvillim, e cila fokusohet në Zhvillimin ndërkombëtar, Decentralizimin, Zgjidhjen e konflikteve dhe Shoqëritë Post-konfliktuale – Kosovë e Ballkan.

Programi dyjavor i mundëson studentëve pjesëmarrës të fitojnë njohuri më të thelluara për situatën dhe zhvillimet në Ballkan, si dhe të zgjerojnë horizontin e tyre për demokracinë pas konflikteve.

Në aspektin akademik, kursi do të ofrojë njohuri teorike dhe praktike për temat, i cili do të vlerësohet me 4 ECTS kredite. Studentët gjithashtu do të kenë mundësinë të takojnë zyrtartë të institucioneve qeverisëse dhe të mësojnë për demokracinë dhe zhvillimet. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që krahas studimit të njihen dhe të eksplorojnë anën turistike dhe kulturore të Kosovës dhe vendeve përreth si Shqipëria e Maqedonia.

“Ky është një rast jetësor për të vizituar pikat historike të Ballkanit dhe për të qenë pjesë e një programi edukativ i cili do të rrisë njohuritë tuaja për situatën politike në Kosovë dhe regjion.”

Thirrja i dedikohet edhe studenëve shqiptarë nga diaspora.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Shkollës Verore: https://iss.aab-edu.net/

Mbi uebfaqen:

Faqja zyrtare do t’ ju japë informacionet e detajuara për programin, procedurat e aplikimit, aktivitetet dhe të veçantat e programit, si dhe formën e aplikimit.

Personi kontaktues:

Liridon Bajrami,

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë

Tel.: +381 (0) 600 005, lok. 106

liridon.bajrami@aab-edu.net