DiasporaFlet n’Stuttgart

Stuttgarti do të jetë destinacioni i rradhës për takimet me shqiptarët në Gjermani.
Pas #DiasporaFlet në Düsseldorf, Köln dhe Frankfurt, Germin vazhdon takimet me shqiptarët në Stuttgart në kuadër të nismës Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD) – www.diasporaflet.org, ku do të diskutohet rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.

Cili është qëllimi i takimit?

Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur zhvillimin dhe potencialin për bashkëpunim, organizata Germin ka filluar nismën: Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD) – www.diasporaflet.org.

Germin ka kënaqësinë të ju ftoj në një koktej rasti ku do të keni mundësi të mësoni më shumë për nismën DSDD, dhe do të kemi një diskutim të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e Germin-it do të bëjnë një prezentim të shkurtër rreth qëllimit të iniciativës DSDD, platformës Diasporaflet.org dhe se si ju mund të bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa individëve/organizatave dhe bizneseve shqiptare në Stuttgart, të cilët do të flasin për potencialin e mërgatës sonë.

Ju mirëpresim, të premten, më 06 tetor nga ora 19:30, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart. (Adresa: Johannesstraße 47B, 70176 Stuttgart, Germany).

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email germinks@gmail.com ose këtu në faqen tonë të Facebook-ut.

Bashkohu me ne në DiasporaFlet n’Stuttgart!
***
Iniciativa Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës përkrahet nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratik Democratic Society Promotion – DSP – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Danimarkës (DANIDA).
Takimet DiasporaFlet në Gjermani, janë vazhdimësi e kësaj iniciative dhe financohen nga DIMAK Kosovo, projekt ky i implementuar në kuadër të GIZ-it.